Pamje nga rrahja në Shkup, ku humbi jetën një 17-vjeçar (VIDEO)

Portalet maqedonase kanë publikuar pamje nga rrahja zike në lagjen Lisiçe, ku u ther për vdekje një 17 vjeçar. Video është bërë nga banorët e banesave përreth, ndërsa policia më herët njoftoi se autori i vrasjes është arrestuar.

“35 minuta pas mesnate në SPB është denoncuar se në rrugën “Fevruarski pohod” në lagjen Lisiçe në Shkup ka pasur zënkë mes disa personave me A.T (18), i cili ka qenë në shoqëri me K.D (17), e cila më pas ka vazhduar edhe me rrahje zike”. “Në një moment A.T ka nxjerrur thikën dhe i ka shkaktuar plagë N.H (17), i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thanë nga MPB.