Pamje nga stërvitja e “Shkupit” në “Todor Proeski”, Karan tubon të gjthë futbollistët

Ekipi futbollistik i Shkupit ka zhvilluar seancën e fundit zyrtare para sfidës së kthimit me Pyunikun e Armenisë të vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Liga Evropës.

Marketing

“Djemt” e Umit Karan, seancën stërvitore e zhvilluan në stadiumin “Todor Proeski” aty ku do të zhvillohet përballja me skuadrën nga Armenia.

Stërvitja kaloi në atmosferë pozitive, me numrin një të stafit teknik që kishtë në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar për ndeshjes që në program është sonte nga ora 19:30.

Ndryshe, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 3:3. Ky rezultat është pozitiv për Çairasit duke patur parasysh se lujnë në terren vendas dhe ndeshjen kthyese e luan pranë publikut të vet.

Marketing