Pamje nga xhamia gjigante që po ndërton Erdogan midis Stambollit

Recep Tayyip Erdogan është lideri më i pushtetshëm turk pas themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturkut, dhe gjurmët e tij kërkon t’i lërë në metropolin më të madh turk, Stamboll.

Marketing

Me këtë qëllim, në vitin 2013 ka nisur ndërtimin e xhamisë më të madhe në Turqinë e kohës së Republikës. Për vendin e ndërtimit është zgjedhur Çamlixha, kodra më e madhe nga e cila shikohet i gjithë Stambolli.

Në kohën që ndërtimi po shkon drejt fundit, gazeta Sabah ka arritur të fotografojë për herë të parë nga brenda xhaminë me kapacitet prej 63 mijë personash.

Xhamia pritej të inaugurohej me 10 Qershor, në natën e Kadrit gjatë muajit të Ramazanit, sidhe 14 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe Presidenciale, por punimet nuk kanë përfunduar dhe inaugurimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Xhamia me 6 minare shtrihet në 11 mijë metra katrorë dhe në brendësi do të ketë një galeri arti, muze, sallë konferencash, bibliotekë dhe një parking për 3500 makina.