Pamje rrëqethëse, majmuni tenton të “rrëmbej” vajzën e vogël në Indonezi – e tërheq zvarrë nëpër rrugë

Një video e pazakontë është filmuar këto ditë në Indonezi ku shihet se si një majmun që voziste skuter elektrik tenton ta rrëmbej një fëmijë, duke e kapur për fustani vogëlushen dhe tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

Marketing

E gjithë ngjarja është zhvilluar në qytetin Surabaji në lindje të Javas, ku në shikim të parë dukej si një argëtim tradicional në këtë vend që njihet si topeng moniet apo ndryshe thënë majmuni i maskuar, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si majmin vozitet me skuterin e vogël në një rrugë, kur befasisht ndalet para një ulëse të drurit në të cilën po qëndronte një grua me tre fëmijët e saj.

Majmuni kërcen nga skuteri dhe e tërheq zvarrë disa metra vajzën e vogël të veshur me fustan të verdhë. Aty menjëherë reaguan kalimtarët duke tentuar ta frikësojnë.

Për fat të mirë vogëlushja arrin të ngritët në këmbë dhe të shkoj tek e ëma, duke pësuar ca gërvishtje të lehta në ballë.

E Jasa Supanji, autorja e videos, ka thënë se incidenti ka ndodhur derisa banorët po bëheshin gati të shohin spektaklin me kafshë të ndryshme.