Pamje të rënda/ Rrëzohet dhe i ngulen shifra çeliku në trup, puntori shpëton mrekullisht

Një burrë kinez i cili punonte në një kantier ndërtimi është rrëzuar mbi dy shufra çeliu. Një shufër përshkoi qafën e tij, ndërsa tjerta nëpër gjoks. Ngjarja ka ndodhur në provincën Jiangsu lindore të Kinës.

Marketing

Mësohet se punëtori kishte rënë në themelin e një ndërtese rreth katër metra nën tokë.

Shufra e vendosur në qafë për fatin e mirë të burrit nuk kishte prekur arteriet ndërsa tjera ishte ngulur në mëlçinë e tij.

Pasi erdhi ndihma e shpejtë, ata kanë prerë shufrat metalike dhe e kanë futur burrin në ambulancë së bashku me shufrat. Çuditërisht gjatë gjithë kohës, puntori ishte i vetëdijshëm dhe ka qëndruar me këmbët e tij në tokë.

Pasi arriti në spital, zjarrfikësit hoqën me sukses shkopin nga burri. Burri është në një gjendje të qëndrueshme, sipas brigadës së zjarrfikësve.

Marketing