Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku protagoniste ishte pilotja gjermane, Klaudia Hurtgen e cila shpëtoi mrekullisht.

Gjermanja është pilote e markës së makinave ‘’Cupra’’ dhe garon në kampionatin e garave ekstreme ‘’Extreme X-Prix’’.

Në kampionatin që po zhvillohet në shkretëtirat e Arabisë, pilotja humbi kontrollin e makinës duke u rrotulluar pothuajse 6 herë, por fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime dhe nga vet natyra e makinës, të cilat kanë nivel të lartë sigurie.