Pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën legjendës së basketbollit

Basketbolli botëror është në zi. legjenda e NBA dhe Los Angeles Laker, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabases një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.

Marketing

Sipas policisë amerikane helikopteri u rrëzua dhe në bordin e tij ishin edhe 4 persona të tjere dhe asnjë prej tyre nuk mundi të mbijetonte.

Sipas portalit TMZ në helikopterin ku ndodhej 41 vjecari nuk ishte bashkëshortja e tij Vanessa Bryant, ndërkohë që në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit e Los Angelesit.
Mësohet se gjatë fluturimit helikopteri mori flakë dhe u rrëzua dhe ndihma e dhënë ndaj viktimave ishte e kotë.