Pamjet e para nga filmi i ri Batman (video)

Regjisori i filmit të ri “Batman”, Matt Reeves ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e para ku tregon se di do të duket Robert Pattinson në rolin e tij të ri.

Marketing

Reeves shpërndau një fragment të shkurtër ku duket busti dhe fytyra e Pattinson me veshjen e Batman, një prej personazheve më të dashur të filmave komikë.

Pattinson, i cili u bë i famshëm me sagën “Twilight”, u shpall majin e kaluar si protagonisti i filmit të ri “Batman”. Në këtë projekt, Zoe Kravitz luan rolin e Catwoman, Paul Dano atë të Riddler, Colin Farrell do të jetë Penguin, John Turturro do të jetë bosi i krimit Carmine Falcone, Jeffrey Wright, shefi i policisë Gordon, Andy Serkis do të jetë Alfred dhe Peter Sarsgaard prokurori i Gotamit, qytetit imagjinar ku zhvillohen ngjarjet.

Filmimet kanë nisur në janar në Londër dhe debutimi në kinema mendohet se do të bëhet më 25 qershor 2021.

Marketing