Pamjet e rënda! Droni i vëzhgonte, i qëllon sapo grumbullohen

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë i ashpër ku deri më tani ka humbur jetë një numër i madh ushtarësh por edhe civilësh.

Marketing

Së fundmi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabakhut.
Ashtu siç mund të shihet dronët qëndrojnë pezull duke vëzhguar ushtarët armenë pranë një kamioni në bazën e tyre ushtarake.

Në këtë moment droni lëshon një predhë dhe brenda pak sekondash rrafshohet gjithçka pas një shpërthimi të madh.

Në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.

Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin,por turqit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Marketing