Pamjet tregojnë gjarprin tri metra e gjysmë duke trokitur në dritare

Një gjarpër tri metra e gjysmë është kapur duke trokitur dritaren e kuzhinës së një familjeje në Australi.

Kapësi i gjarpërinjve, David Walton, u ftua në apartamentin e kërcënuar në Brinsmead, të enjten pasi një grua e moshuar raportoi incidentin.

Walton u shokua kur pa madhësinë e pitonit, i cili zvarritej murit të shtëpisë në ora 11.

Marketing

“Për shkak se dritarja përbëhej nga xhami, gjarpri nuk mund ta kuptonte se çfarë është”, tha ai për Daily Mail.

Eksperti i gjarprit tha se eksperienca të tilla kishte pasur edhe më herët në prona të ndryshme. /Lajmi.net/