Panair i mjaltit në Strugë

Në organizim të Shoqatës së bletarëve “Matica”, me mbështetje të Komunës së Strugës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej sot deri më 5 gusht në sheshin e qytetit do të mbahet panairi i mjaltit.

Marketing

Në manifestimin që mbahet vitin e pestë me rradhë në Strugë, përveç mjaltit, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe prodhime të mjaltit, pelta, poleni, propolisi…Do të mund të blejnë prodhime dhe preparate të cilat përdoren në bletari.

Në Panairin, prodhime të bletëve do të ofrojnë bletarët nga Struga, Ohri, Manastiri, Kërçova, Koçani dhe Makedonski Brod, ndërsa pjesëmarrje kanë paralajmëruar edhe bletarët nga Shqipëria dhe Serbia.

Marketing