Pançevski: Më nxorrën si leckë nga zyra

Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se këtë mëngjes është larguar si një leckë na zyra e tij.

Marketing

Pançevski thotë se nuk ka marrë asnjë vendim, e as nuk ka qenë i njoftuar për ndonjë procedurë kundër ti.
Pançevski i cili dje u suspendua nga Këshilli gjyqësor, ka shkruar se zyrtarisht nuk ka qenë i njoftuar për asnjë procedurë persekutimi kundër tij.

“Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, as vendime kam pranuar, as zyrtarisht jam njoftuar, as që jam njoftuar për çfarëdo lloj procedure persekutimi kundër meje, përveç se nga mediat. Kështu funksionon ky sistem kriminal. Kjo është ajo që ndodh duke i “faleminderuar” sistemit që për 24 vite stazh në organet gjyqësore nga të cilat 11 vite stazh në Gjykatën Penale kam shërbyer me ndershmëri, gjykatë kjo me rezultatet të vërtetuara më të mira. Lavdi për Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinska!”, ka shkruar Pançevski në Facebook.