Pandeli Majko i kundërpërgjigjet Gjuriqit për Kosovën

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit në një postim në Facebook, duke ia bërë me dije këtij të fundit se ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht.

Marketing

“Uroj që dikush t’i thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht” ka shkruar mes tjerash Majko.

Këto komete ai i bëri pasi Gjuriq deklaroi se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij dhe se ekziston vetëm ai ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra.