Pandemia, 45 mijë persona mbetën pa punë

Numri i të papunëve shënon rritje. Tani në Maqedoni ka 151.359 persona të papunë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur për 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona. Jovanovska shpjegon ndryshimin e rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalles së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu kanë shans për ndihmë shtetërore.

Marketing

“Personat që u ka mbaruar paraqitja e sigurimit të obligueshëm pensional janë 14 819. Personat tjerë që erdhën në evidencë si të papunë kanë ardhur në baza të ndryshme. Të papunë që një periudhë të gjatë janë evidentuar në Agjencinë e punësimit, persona që evidentohen për herë të parë, siç janë të rinj deri 29 vjeç- deklaroi Biljana Jovanovska, Drejtoreshë e Agjencisë së punësimit.

Rritja e numrit të papunëve i përballi qëndrimet e pushtetit dhe opozitës në emisionin Magazina Ekonomike që transmetohet sonte në Alsat. Opozita akuzon se masat për shpëtimin e ekonomisë nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa pushteti pohon se me ndihmat shtetërore janë shpëtuar vendet e punës për punëtorët.

Pjesa më e madhe e personave që kanë ngelur pa punë vijnë nga industria e përpunimit. Pastaj vijnë veprimtaria tregti më pakicë dhe shumicë, pastaj sektori i objekteve për akomodim dhe shërbime. Pjesa më e madhe e largimeve janë bërë në muajin prill.

Marketing