Pandemia: ASh dhe Alternativa, kërkojnë Komision special

Përpos VMRO–DPMNE-së, edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë formimin e komisionit special në kuadër të kuvendit për përballjen me pandeminë dhe për këtë arsye janë duke grumbulluar nënshkrime. Ministri i shëndetësisë shprehet i hapur për të biseduar për këtë iniciativë.
Nesër në kuvend në rend dite është propozim ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Midis tjerash propozohet që maska të mbahet domosdoshmërisht edhe në ambiente të hapura, të ndalohet grupimi i njerëzve në vende publike pas orës 22 si dhe nëpër ambiente familjare të mos pranohen më shumë se katër mysafirë.
Marketing