Pandemia e Coronavirusit dhe autoritarizmi modern i Spasovskit!

Shkruan: Medai Shaholli

Marketing

Këto ditë kemi qënë dëshmitarë të shfaqjeve brilante në ”teatrin” e bordellos qeveritare ku ata kanë luajtur dy akte të shëmtuara të lojës së madhe të tragji-komike me aktorë dhe role nga fetarë ortodoks.

Akti i parë i lojës ishte me rastin e festimin e pashkëve ortodokse në Shkup, në të cilën nuk u respektua distanca dhe mbajtja e maskave, ndërsa akti i dytë u luajt në Strugë me rastin e defilimit të festës së Shën Gjergjit, ku u thye ligji për tubime dhe grumbullime.

Ky qëndrim i njëanshëm përbën diskriminim të hapur etniko-fetar që ndalon zhvillimin e riteve fetare nëpër xhamitë e vendit për besimtarët shqiptarë mysimanë nga një anë,
ndërsa nga ana tjetër toleron shkelje të rënda të ligjit që shkelen me të dy këmbë nga ana e sllavo-maqedonasëve të tij gjatë praktikimit të riteve fetare ortodokse.

Këto qëndrime të padrejta janë standarte të dyfishta dhe veprime të pamatura diskriminuese ndaj bashkësisë etnike shqiptare, qëndrime këto që janë zbatuar nga një pasha i ri ”autoritaristi modern” si kryeministri Spasovski në krye të qeverisë teknike.

E gjithë kjo lojë e ndyrë politike bëhet për të fituar kredite politike në bllokun sllavo-maqedonas që duan t’i thonë atyre; Ja sa tolerante që është ”dërzhava” e MV për ta dhe jo për shqiptarët.
Duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe duke përdorur fenë në këtë rast për qëllime përfitimi partiak, socialdemokratët e Zajkos duan t’i kthejnë këto favore në mbështetje politike për ta dhe jo për komitët Mickos.

Qëndrimet kryeministrit Spasovski vijnë si pasojë e praktikave autoritariste që ka trashëguar SDSM-ja brenda gjirit të saj nga doktrina titiste, po dëshmon edhe njëherë se qëndrimet politike të socialdemokratëve djeshëm dhe të sotëm kur janë në pyetje shqiptarët ata janë njësojë.
Një muaj më parë qeveria teknike e Spasovskit arrestoi tre shqiptarë në rrethin e Shkupit për gjoja shkelje të orës policore pranë oborreve shtëpiake, ku prokuria e rrethit kërkoi këta të dënohen me gjoba për kundravajtje nga 50 deri në 5 mijë euro.
Ky fakt flet shumë për standarte të dyfishta të qeverisë kur bëhet fjalë për respektimin e orës policore në të dy kampet etnike.
Ka raste edhe më të rënda të thyerjes flagrante të ligjit nga ana e bllokut sllavo-maqedonas ku përmes videoincizimeve është dëshmuar se në Strumicën e Zajkos, bashkëvendasit e tij kanë ”pushtuar” kafenetë e qytetit për t’u dëfryer dhe argëtuar, duke thyer kështu ligjin për moshapje të kafeneve dhe restoranteve në mbarë vendin dhe askush nuk është marrë para përgjegjësisë.

Ky është shteti autoritarist i qeverisë teknike të Oliverit të mbushur edhe me servilë shqiptarë që kërkon të nënshtroj shqiptarët me ligje që nuk zbatohen në kampin e tij por vetëm te vasalët shqiptarë të urtë dhe të dëgjueshëm.

Marketing