Pandemia e radhës, Bill Gates: Po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve

Bill Gates parashikon se bota do të përballet sërish me një pandemi tjetër, por që nuk do të shkaktojë dëme sa COVID-19.

Marketing

Në një bashkëbisedim në radio me aktoren Rashida Jones dhe me epidemiologun amerikan Anthony Fauci, Gates u shpreh se pandemia e radhës, “po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve”. Por, bashkëthemeluesi i Microsoft nuk përjashton mundësinë që të vijë edhe brenda 3 viteve.

Gates mendon se pandemia e radhës nuk do të ketë ndikimin shkatërrues që pati koronavirusi, pasi këtë herë do të përgjigjemi më shpejt dhe do të kemi pajisje më të mira testuese.

U praktikuam tashmë dhe mendoj se në pandeminë e radhës do të përgjigjemi të gjithë siç bëri në fillim Koreja e Jugut apo Australia. Gjithashtu, do të kemi pajisje testuese më të mira. Nuk besoj të tregohemi budallenj herën e dytë” tha Gates.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, më herët ka thënë se pandemia COVID-19 do të marrë fund në vitin 2022. Por, ai ka qenë  optimist për krijimin e shpejtë të vaksinës. “Pandemia do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, brenda fundit të vitit mund të kemi 3 vaksina të autorizuara”, është shprehur ai.

Marketing