Pandemia i dëmtoi financiarisht, Labi vendos t’i ndihmojë bizneset

Edhe pse për momentin nuk mund t’i mbajë dasmat dhe ahengjet e tjera ku janë më shumë se 50 persona, Labi ka gjetur një formë për t’i ndihmuar bizneset.Labinot Tahiri, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se do t’i ndihmojë bizneset në këtë periudhë pandemie.

Ai thotë se është i vetëdijshëm për humbjet që kanë bizneset, të cilave iu është dashur t’i largojnë edhe punëtorët nga puna, andaj dëshiron që t’i ndihmojë.

Marketing

Këngëtari bëri të ditur se do t’i reklamojë bizneset e ndryshme në faqet e tij në rrjete sociale dhe këtë gjë e bën pa pagesë.

Ai shtoi se pandemia dhe shteti i shkatërroi ata dhe bizneset, andaj i lindi ideja që t’i ndihmojë pa pagesë ato, ngase në shumicën e rasteve kjo gjë bëhet vetëm me pagesë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Pêrshëndetje!

Jam nje djal nga Ferizaj dhe shërbetorë i kësaj toke dhe i njerezeve tanë!

E di qe deshperimi i juaj është teper i madh ku biznese humbni mijera euro e puntor te cilet duhet ti largoni.

Kam vendos, që në faqet e mia te rrjeteve sociale të ju bej REKLAM bisneseve pa as nje pare vetem me ju ndihmua pasiqe unë nuk kam punë dua bile ju te keni punë.

Fillimisht ka me fillua nga Ferizaj sot edhe me tutje dhe ju dergoni reklamat e juaj unë ua publikoj.

ZOTI JU NDIHMOFTË

Idea me lindi vet pasiqe ka shume qe veq me pare i bejnë unë deshta pa pare si kujtim i PANDEMISË QÊ JU SHKATRROJ KREJT PANDEMIA DHE SHTETI, e sidomos neve me ka 50 persona ne mbremje ku as ne VARRIM nuk shkojn me pak se 500 veta!

LABI-FKSH

Pêrshëndetje! Jam nje djal nga Ferizaj dhe shërbetorë i kësaj toke dhe i njerezeve tanë! E di qe deshperimi i juaj…

Publiée par Labinot Tahiri sur Vendredi 3 juillet 2020

Marketing