Pandemia jashtë kontrollit, Brazili u kërkon grave të mos ngelen shtatzënë

Masa ekstreme në Brazil.

Brazili u ka kërkuar grave të shtyjnë planet për shtatëzani, derisa të pandemia COVID-19 të vihet nën kontroll.

Duke përmendur kërcënimin nga një variant i koronavirusit me emrin P1, ministri i Shëndetësisë tha se ky nuk është momenti i duhur për të sjellë në jetë një fëmijë.

Marketing

“Nëse është e mundur, vononi shtatzaninë deri në një moment të dytë.

Kjo sepse variant i ri vepron më me agresivitet te gratë shtatzëna”, tha ministri i Shëndetësisë, Raphael Parente gjatë një konference shtypi.

Brazili ka 13.7 milionë raste me COVID-19 dhe 365,000 viktima.

Shqetësuese janë shifrat për foshnjet që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Brazil.

Marketing