Pandemia në Indi, viktimat po digjen në mënyrë tradicionale

Me 240 mijë raste, viktimat e shumta nga Covid-19 në Nju Delhi të Indisë, po digjen në mënyrë tradicionale në ambiente të hapura. Ky vendim u mor pasi krematoriumet nuk po arrijnë dot të përballojnë fluksin e viktimave.

Marketing

India regjistron rreth 10 mijë raste të reja çdo 24 orë dhe kufomat e shumta që vijnë nga spitalet kanë detyruar krematoriumin më të madh të vendit që të zgjasë orarin e punës, me funeralet që nisin në 8 të mëngjesit dhe që mbyllen në orët e vona të natës.

Autoritetet kanë urdhëruar që viktimat nga Covid-19 të digjen në krematoriume moderne për të parandaluar përhapjen e virusit, por vetëm 3 nga 6 furra në krematoriumin më të madh të vendit po punojnë aktualisht, kështu që javën e kaluar trupat janë djegur edhe në mënyrë tradicionale.

Kjo do të thotë se ato janë djegur në ambient të hapur, duke u vendosur në një stivë drush, ashtu siç bëhet në Indi prej mijëra vitesh gjatë funeraleve Hindu.

Marketing