Pandemia në Kosovë/ 8 të vdekur,136 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 488 persona.

Marketing

Rastet e reja kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 136 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 99 të infektuar.

Që prej 13 marsit kur u regjistruan rastet e para, vendi ka raportuar 12683 persona të infektuar me koronavirus.

Marketing