Pandemia në Shqipëri/ 302 raste të reja dhe 3 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë.

Marketing

Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë.