Pandemia, shifra rekord në Amerikën Latine

Vijon situata e rëndë nga pandemia në Amerikën Latine. Shifra të larta raportohen në Brazil, Meksikë, Argjentinë, Kili, Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Marketing

Brazili vijon të jetë shteti më i goditur dhe në 24 orët e fundit raportoi rreth 40 mijë raste të reja, ndërsa në total të prekurit nga Covid-19 janë më shumë se 1.2 milionë.

Po ashtu, Brazili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave në botë, me mbi 55 mijë jetë të humbura.

Presidenti, i vendit, Zhair Bolsonaro, bëri me dije se duhet të bëjë një test tjetër pasi dyshon se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Marketing