Pandemia/ Turqia vendos rregulla të reja për udhëtimet

Autoritetet turke kanë njoftuar se të gjithë personat që udhëtojnë drejt Turqisë duhet të plotësojnë Formularin e hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza” bëhet me dije ky formular duhet të plotësohet 72 orë përpara udhëtimit.

Marketing

Formulari do të funksionojë në format elektronik  dhe do të paraqitet gjatë Chek-init. Kjo masë e re është vendosur nga Turqia në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid -19.

Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in në aeroport.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’u refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.

Këto rregulla kanë ndryshuar për shkak të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi në shtetin turk”, thuhet në njoftimin e Aeroportit “Nënë Tereza”.