Pandev Dhe Angellovski: Ta Dëshmojmë Kualitetin Tonë Ndaj Polonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë sot në arenën “Todor Proeski” zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Polonisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Europian të vitit 2020.

Marketing

Ekipi përfaqësues i vendit tonë në ndeshjen e tretë të grupit G do të ndeshet me favoritin kryesor për vendin e parë. Futbollistët mezi presin duelin dhe shpresojnë në mbështetje nga tribunat në tentimin për të nxjerë rezultat pozitiv.

“Do të dalim në terren me qëllim për të luftuar për rezultat pozitiv kundër një rivali cilësorë. Jam i kënaqur që lojtarët e lënduar u rikuperuan. Një pjesë e atyre që ishin të lënduar kanë bërë gjithçka për tu kthyer të luajnë në këto ndeshje. Kjo tregon se çfarë personalitetesh kemi në ekip dhe ajo mundet vegëm të më gëzojë. Do të luajmë në ofanziv maksimalisht dhe nuk do të ndryshojë asgjë nga fillozofia ime”, vlerson seleksionuesi Angellovski.

“Na vjen një përfaqësuese kualitative dhe kjo sjell tek ne motivim që të luftojmë për rezultat pozitiv dhe të tregojmë sa vlejmë. Levandovski është futbollist i mirë, por ne do të luajmë kundër Polonisë. Vetëm me lojë ekipore kundërvihemi ndaj çdo kundërshtari dhe ashtu do të jetë edhe nesër në mbrëmje. Nuk është e rëndësishme ndaj cilit kundërshtar luajm, por për çka luajm. Jam i sigurt që ata të cilët do të dalin në fushë do të japin edhe atomin e fundit për tu gëzuar”, përfundoi Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev me optimizëm foli para duelit me Poloninë dhe paralajmëroi luftë për rezultat pozitiv.

“Atmosfera është e shkëlqyeshme, po përgatitemi mirë dhe e dijmë se na presin dy ndeshje të vështira. Gjithsesi, për momentin jemi koncentruar vetëm për ndeshjen me Poloninë. Kjo ndeshje duhet të na tregojë rrugën që do të ndjekim deri në fund të eliminatoreve. Nëse fitoimë do jemi afër kualifikimit në Kampionatin Evropian. Mirëpo e dini se Polonia ka ekip shumë cilësorë me individë të shkëlqyeshëm. Me ndihmën e publikut mund të gëzohemi. Kjo gjeneratë është e pjekur, më e mira me të cilën kam luatur deri tani në ekipin përfaqësues dhe këto ndeshje janë mundësi e mirë që në mënyrë të vërtetë të tregojmë cilësinë dhe mentalitetin tonë fitues“, deklaroi Goran Pandev.

Marketing