Panel diskutim për përmirësimin e dëmshpërblimit për viktimat e trafikimit me njerëz dhe dhunës gjinore

Me rastin e 70 vjetorit të Këshillit të Evropës, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së veriut do të mbahet Panel diskutim në temë “Përmirësimi i qasjes deri tek dëmshpërblimi për viktimat e trafikimit me njerëz dhe dhunës së bazuar gjinore”.

Marketing

Sivjet kur shënohet 70 vjetori i Këshillit të Evropës, në kuadër të kryesimit francez me Komitetin e ministrave, fokusi është vendosur ndaj përmirësimit të qasjes deri tek kompensimi për viktimat e trafikimit me njerëz dhe dhunës gjinore, tema që janë mbështetur nga “Instrumenti horizontal”.

Në ngjarjen e cila është organizuar në kuadër të “Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe për Turqinë”, mes tjerash, fjalime do të kenë edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, Elene Konvej Mure, senatori i Republikës së Francës, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ambasadori i Francës, Kristijan Timonie dhe të tjerë.

“Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” është program i financuar nga BE-ja dhe e bashkëfinancuar nga Këshilli i Evropës, qëllimi i të cilit është avancimi i qeverisjes së të drejtës dhe respektimi i të drejtave bazë në vendet kandidate, në harmonizim me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Përmes aksionit “Parandalim dhe luftë kundër trafikimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut” sigurohet mbështetje për procesin e përgatitjes së ligjit për pagesën e kompensimit në para nga ana e shtetit për viktimat e veprave të dhunshme penale. Pritet që ligji të sillet nga Kuvendi deri në fund të vitit 2019. .

Marketing