Panucci: Do ta ndryshojmë stilin e lojës duke filluar nga ndeshja me Turqinë

Pas dështimit në Ligën e Kombeve, në prag të startit të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2020”, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci u shpreh se në lojën e kombëtares do të ndryshojë stili i lojës, ndoshta duke filluar që nga ndeshja me Turqinë.

Marketing

“Ndryshojmë stil loje, ndoshta duke filluar që nga Turqia. Duhet të ndryshojmë diçka, por jo në sjellje, në taktikë”, u shpreh Panucci, i cili më pas shtoi se “Nuk është e thënë që do mbrohemi, por është një mundësi”.

Më tej ai vlerëson edhe lojtarët që ka grumbulluar në skuadër, duke theksuar se është i kënaqur nga ata.
“Grupi i lojtarëve që kam, luajnë të gjithë. Kaçe ka luajtur shumë prandaj e grumbullova. Kemi lojtarë që mund të bëjmë edhe pa sulmues”, tha Panucci.

Duke folur për pritshmëritë në grup, Panucci theksoi se “Nëse mund të luajmë mirë dalim të tretë, por nëse bëjmë diçka speciale arrijmë të dytët në grup”.
Për dy ndeshjet e radhës kundër Turqisë dhe Andorës, Panucci shprehet se do të mendohet para se të vendosë me çfarë formacioni të zbresë në fushë, duke lënë të kuptohet se rreshtimi i kuqezinjve do të jetë i ndryshëm në këto 2 sfida.

Marketing