Papa Françesku për vizitë historike në Maqedoninë e Veriut

Më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe të ftuar eminentë, besimtarë dhe shtetas të huaj, para se gjithash nga fqinjësia më e gjerë pritet sot në sheshin “Maqedonia ” në Shkup ta përcjellin vizitën historike të kreut të Kishës katolike të Romës, papa Françesku në Republikën Maqedonia e Veriut.

Marketing

Zyrtarët thonë se gjithçka është gati që vizita e papës, që vlerësojnë si akt historik, ndërsa realizohet në këtë moment të rëndësishëm historik për vendin tonë, kur ecim përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcojmë kohezionin e brendshëm dhe sjellë mesazhe për pajtim dhe solidaritet. Vizita e papës, siç thonë, pon drejt avancimit të paqes rajonale dhe botërore dhe mirënjohje për rolin që vendi e ka në këto procese.

Papa Françesku, sipas paralajmërimit, këtë mëngjes duhet të arrijë në Aeroportin e Shkupit, Shkup ku do të pritet nga presidenti Gjorge Ivonv dhe nga kryeministri Zoran Zaev, Nga atje do të niset drejt vilës presidenciale Vodno, ku do të mbajë ceremoni zyrtare, ndërsa ai do të mbajë edhe fjalim para kreut shtetëror, shoqërisë civile dhe korit diplomatik. papa pastaj do të takohet edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë.

Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës katolike të Romës do të mbajë liturgji solemne.

Pas liturgjisë do të mbajë takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën katolike, e pastaj edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Marketing