Papa Françesku viziton kampin e refugjatëve në Sofje

Kreu i Kishës Katolike, papa Françesku sot në ditën e dytë të qëndrimit në Bullgari, e vizitoi qendrën pranuese të refugjatëve “Vrazhdebna” në periferinë e Sofjes.

Marketing

Papa gjatë qëndrimit të tij në kampin u takua me udhëheqësinë e tij dhe me përfaqësues të organizatës katolike humanitare Karitas, aktivistë të të cilëve iu ndihmojnë refugjatëve të vendosur në qendër, informon raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Papa kishte takim edhe me 50 refugjatë, kryesisht fëmijë nga Siria, të vendosur në qendër, të cilët shfaqën program rasti për të dhe i dhuruan vizatime dhe sende të cilat vetë i kishin punuar.

Në takimin me refugjatët papa foli për problemin me krizën e refugjatëve, duke porositur se gjendja me emigrantët sot është kryq të cilin në shpinën e tij e bart njerëzimi.

Pas vizitës në kamp, papa Françesku udhëton për qytetin Rakovski, i cili gjendet në afërsi të Pllovdivit, ku do të mbajë meshë në kishin katolike Zemra e Shenjtë, pas çka do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale katolike.

Marketing