Papa Françesku viziton Rumaninë

Papa Françesku do të fillojë vizitën e tij tre-ditore në Rumani, ndërsa vazhdon përpjekjet për të forcuar lidhjet midis të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve në Evropën Lindore.

Marketing

Udhëtimi në Rumani që fillon më 31 maj, pason vizitën e Papës në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut më parë gjatë këtij muaji.

“Unë do të shkoj në Rumani si një pelegrin, së bashku me vëllezërit tanë të Kishës Ortodokse Rumune dhe me besimtarët katolikë. Lutuni për mua,” shkroi Papa në Twitter.

Marketing