Papa thirrje politikës: Kërkoni të mirën e vendit, dhe jo të partive tuaja

Papa Françesku iu bëri thirrje politikanëve që të lënë mënjanë dallimet dhe të merren me krizën e koronavirusit në një mënyrë të bashkuar.

Marketing

“Ne lutemi për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata së bashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre”, tha Papa Françesku.

Ati i Shenjtë nuk përmendi ndonjë vend apo personalitet politik por që prej fillimit të krizës së pandemisë, Papa në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen për efektet e krizës në shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, veçanërisht të pastrehët dhe emigrantët.

Marketing