Papa u dërgon letër inkurajimi priftërinjve në botë

Papa Françesku u dërgoi sot një letër priftërinjve në të gjithë botën duke ofruar inkurajim në dritën e skandalit global të abuzimit seksual që ka pllakosur Kishën Katolike Romake.

Marketing

Në një letër që përmbante afro 5.000 fjalë, Papa pranoi dhimbjen e priftërinjve që ndiheshin të sulmuar dhe të akuzuar për krime që nuk i kryenin.

Papa deklaroi se priftërinjtë ndanin pakënaqësinë e tyre për ato që kishin ndodhur dhe zhgënjimin e tyre, sepse për punën e tyre të vështirë duhej të përballen me dëmin, dyshimin dhe pasigurinë.

Ai tha se pa mohuar dëmin e shkaktuar nga skandalet, do të ishte e padrejtë të mos shprehte falënderimet për klerikët që i kryenin detyrat e tyre me besnikëri dhe zemërgjerësi.