Papa vjen në Shkup!

Me 7 Maj të këtij viti, Papa Francesku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut ku do të qëndrojë vetëm katër orë , mëson portali TetovaSot nga burimet e saja qeveritare. “Jemi duke u përgatitur, që Shkupi të duket si një qytet evropian, pasi me 7 Maj do të na vizitojë Papa Françesku”, thonë nga autoritetet qeveritare.

Marketing

Kjo vizitë vjen pas ndërrimit të emrit dhe pas hapjes së rrugës për hyrjen e vendit në NATO. Ndryshe Papa Francesku para pesë viteve vizitoi Shqipërinë, ku qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Papa Francesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”.

Marketing