Papadimulis: Shkupi dhe Athina t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen

Zëvendës-kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për emrin, me të cilën Greqia e Maqedonia vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra tjetrën. Papadimulis iu apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen.

Marketing

Patriotizmi nuk është nacionalizëm. Ta duash shtetin tënd nuk do të thotë se nuk duhet ta respektosh shtetin tjetër” u shpreh Papadimulis.

Ai gjithashtu garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në BE.
Edhe euro-deputeti, Alojz Peterle theksoi se kompromisi është shumë i rëndësishëm në procesin e pajtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Është paradoksale të dëshironi të afroheni me Brukselin, por jo me fqinjt tuaj” tha ndër tjerash Peterle.

Marketing