Papandreu: Maqedonia mund të jetë një ndër aleatët tanë kryesor në rajon

Maqedonia e Veriut do të mund të jetë ndër ndër aleatët tanë kryesor në rajon, të mbështetet në Greqinë, ndërsa kjo do të kontribuojë që Greqia ta luajë rolin e saj në rajon, thotë ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu  në intervistën për emisionin “Fokus” të televizionit grek ERT, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Besoj se Maqedonia e Veriut do të ishte njëra ndër aleatët tanë kryesor në rajon. Do të dojë të mbështetet në Greqinë, lidhur me rrjedhën e saj, pa dallim nëse nëse mbështetja është evropiane apo ekonomike apo mbrojtëse. Ndërsa kjo do të kontribuojë që Greqia ta luajë rolin e saj natyror, ta tërheqë Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe gjithsesi të kontribuojë në bashkëpunim me gjerë ballkanik, sepse Ballkani mbetet Ballkan për shumë tema dhe ende ekzistojnë çështje serioze që nuk janë zgjidhur”, sqaron ish-kryeministri grek.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Jorgos Papandreu tha se Qeveria greke, nga një anë ka marrë vendim të guximshëm, por nga ana tjetër ka dërguar edhe kritika sepse nuk është munduar “të arrijë konsensus më të gjerë që është shumë me rëndësi për çfarëdo marrëveshje”. Sqaroi se në këtë rast secila nga partitë do të gjendej  para përgjegjësisë, veçanërisht Demokracia e Re dhe shtoi se kjo do të ndihmonte edhe në negociatat që janë zhvilluar, por theksoi se tani, është me rëndësi që fokusi të jetë në anën pozitive të marrëveshjes.

“Shpresoj se partitë nuk do ta shfrytëzojnë, ta keqpërdorin, ta instrumentalizojnë çështjen e Maqedonisë, siç ishte rasti para marrëveshjes, sepse në thelb, fillimisht nuk duhej ta ndanin popullin grek, sepse kjo është edhe më keq,  sepse kemi edhe shumë çështje të mëdha për përballje edhe në nivel ndërkombëtar, por edhe për në brendësi, punët pozitive nga marrëveshja që t’i ulim anët e mundshme negative. Sigurisht, të mos ekzistojë irredentizëm, sigurisht të krijojmë marrëdhënie të mira, por jo vetëm në nivel të liderëve, por në ekonomi, në kulturë, në kontaktet e përditshme me qytetarët, në diplomaci e qytetarëve”, theksoi ish-kryeministri grek në intervistën për ERT, transmeton MIA.

Papandreu duke folur për çështjen e Maqedonisë tha se pozicioni i tij është i njohur dhe se gjithmonë ka luftuar që të gjendet zgjidhje. Në intervistë u përkujtua se si ministër i Punëve të Jashtme vetë ka bërë tentime të vazhdueshme.

“Me kryeministrin e atëhershëm të Shkupit, siç atëherë e quanim Maqedonia e Veriut, me Georgievskin, arritëm deri në një marrëveshje fillestare për emrin Maqedonia e Epërme që ajo  nuk arriti të kalojë tek ai. Nëse ju kujtohet, atëherë pati luftë  në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe kjo u ndal çfarëdo diskutimi për ndryshimin e emrit, për emër të përbërë”, tha Papandreu.

Marketing