Paqe në “El Clasico”, finalisti vendoset në Madrid

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey e cila është luajtur në Camp Nou.

Marketing

Ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe spektakël, megjithëse Leo Messi e nisi nga stoli. Shkëlqyen Vinicius Junior për Los Blancos dhe Malcom për Barcelona-n. Real kaloi i pari në avantazh me golin e Lucas Vazquez.

Barça nuk po luante mirë dhe e mori veten gjatë pjesës së dytë. Goli i barazimit erdhi pas një aksioni të bukur të finalizuar nga braziliani Malcom.

Ndeshja mbeti e hapur deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. Ndeshja e kthimit do të luhet më 27 shkurt.

Marketing