‘Paqe’ në “La Cartuja”, Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Marketing

Ndeshja edhe pse plotësisht u dominua nga Spanja, përfundoi pa gola.

Spanja qysh nga minuta e parë ishte më e mirë duke rrezikuar portën me Dani Olmon, Alvaro Moratan apo edhe Koke, por të gjithë ishin të pafat para golit.

Dy raste të arta i kishte edhe Suedia përmes Alexander Isak, mirëpo asnjëra nuk u konkretizua.Në fund, Spanja bëri disa super aksione, por portieri i Suedisë ishte në nivel të lartë duke bërë super pritje që befasuan të gjithë.

Kësisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 0 – 0.Me këtë barazim, Sllovakia mbetet lider në grupin E me tri pikë, pozitat dy, respektivisht tre ndahen nga Suedia dhe Spanja me nga një pikë, derisa Polonia qëndron në fund pa pikë.

Marketing