Para ikjes Gruevski ka kontaktuar me një agjent të agjencisë për zbulim?

Modeli i vjetër “tulla” i telefonit celular Nokia përveç se ka shërbyer për të komunikuar ai ka edhe një rol tjetër në historin e përgjimeve në Maqedoni. Në mënyrë të veçantë ka mundësi për video inçizime sekrete. Ai është vetëm se një nga eksponatet në muzeun e Agjencisë për zbulim, të cilat mjetë agjentët sekret i kanë shfrytëzuar në të kaluarën, njofton Zhurnal.

Marketing

Ndërsa sot shërbimi sekret i maqedonas akuzohet për paaftësi për të siguruar një të akuzuar dhe për ta nxjerrë atë para drejtësisë, e jo ai të shet “kopalla” duke u ikur para duarve dhe syve. Siç është rasti me ish-kryeministrin dhe të akuzuarin për mallverzime të majme dhe maramendëse, Nikolla Gruevskin i cili ikjen e tij nga Maqedonia për në Hungari e ka kryer në koordinim dhe mbështetje të plot me zyrtarët e Butapestit.

Ish-kryemnistri me siguri, siç ka zbuluar emisioni KOD, ka komunikuar të paktën me një të punësuar nga agjencia për zbulim, i cili po ashtu është i akuzuar në një rast të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Marketing