Para ndeshjes me PSG, Dortmund nënshkruan me futbollistin e Juventusit

Borusia Dortmund ka dhënë një lajm të madh për tifozët, dy orë para ndeshjes kundër PSG.

Marketing

Gjermanët kanë njoftuar se kanë vendosur ta blejnë përfundimisht Emre Canin nga Juventusi.

Turko-gjermani u huazua gjatë janarit në Bundesligë nga kampionët e Serie A me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Por Dortmundi nuk do të pres verën dhe e ka aktivizuar mundësinë e blerjes që tani.

“Borussia Dortmund ka aktivizuar transferimin e Emre Can nga Juventusi me një kontratë 4-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Emre Can ka zhvilluar dy ndeshje në Bundesligë që nga transferimi te Dortmundi, ku edhe ka shënuar një gol.

Marketing