Para nisjes të garave sezonale,KM Liria në darkë të përbashkët

Në vigjilje të fillimit të kampionateve vendore dhe atyre ndërkombëtare për vitin 2020, kryesia e klubit të mundjes “Liria” nga Shkupi vendosi që të organizoj një darkë të përbashkët ku u mblodhën me një vend mundësit, trajnerët dhe kryesia e klubit.

Marketing

Me këtë rast, gjithë së bashku u mblodhën te “Kulla e Jetimit” në Prevallë, ndërsa u premtua që edhe këtë vit, ngjashëm si edhe të kaluarit, pos që do të dominohet mundja në vend, një ashtu do të synohen edhe arritje dhe medalje ndërkombëtare.

KM Liria vitin që e lamë pas nesh, kishte suksese të jashtëzakonshme si në vend ashtu edhe në shumë turne dhe kampionate ndërkombëtare, ndërsa “qershia mbi tortë” ishte titulli kampion i Evropës për kadet, nga Besir Alili, i cili më pas rrëmbeu edhe shumë çmime në mbarim të vitit së bashku me trajnerin e tij Sufijan Ismaili.

Marketing