Para se të bëheni bjonde, këto janë 5 gjërat që duhet t’i dini

E dimë. Tundimi për t’i bërë flokët bjondë dhe për më tepër platin, është i madh. Nëse e keni ndarë mendjen, ka ca gjëra që duhet t’i dini paraprakisht:

1. Shkoni në sallon

Marketing

Ka shumë trajtime bukurie që mund t’i bëni në shtëpi, por flokët platin duhet t’ia lini me patjetër një profesionisti. Ky është një ndryshim që do kujdes, sidomos nëse jeni brune dhe ndryshimi do jetë drastik.

2. Do të ketë dëme

Në çdo rast kur bëhet fjalë për çelje të ngjyrës, veçanërisht për platin, ekziston rreziku i dëmtimit dhe i “thatësisë” së flokut. Edhe nëse parukieri juaj përdor bojën më të sigurt, përsëri do të ketë disa dëmtime në flokë. Se sa, kjo varet nga gjendja aktuale e flokëve dhe se si kujdeseni për to më pas.

3. Gjasat janë që mos të realizohet brenda herës së parë

Veçanërisht për brunet, nuk ka një mënyrë që i shndërron flokët në bjondë platin që me herën e parë. Ndryshimi (i shëndetshëm) zakonisht është gradual, por për këtë duhet të konsultoheni me parukierin, në varësi të ngjyrës suaj aktuale.

4. Tekstura/cilësia e flokut tuaj do ndryshojë

Në varësi të flokut tuaj origjinal dhe se sa shpesh i lani ato, cilësia e flokut mund të ndryshojë. Shpesh, flokët kaçurrelë bëhen më të drejtë, sepse fijet tuaja humbin elasticitetin dhe thahen. Nga ana tjetër, flokët e drejtë mund të duken më me volum sepse kutikulat e flokëve “thyhen” nga bojërat.

5. Bjondja platin do *shumë* mirëmbajtje

Prisni të shtoni 30 minuta në rutinën tuaj të mëngjesit, falë produkteve të reja që mund t’ju duhet të përdorni. Për më tepër, kur të shihni që do t’ju dalë rrënja më e errët, pas pak javësh, do t’ju duhet të lini dhe orarin e radhës te parukierja.

Megjithatë, mos harroni se janë thjesht flokë. Sigurisht që bjondja platin do angazhim, por flokët rriten përsëri. Argëtohuni me ndryshimet!

Marketing