Paraburgim për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski

Gjykata e Velesit ka vendosur  sot masën e paraburgimit për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pancevski.

Marketing

Këtë informacion për herë të parë u bë i ditur nga Koalicioni Të Gjithë për një Gjykim të Drejtë. Paraburgimi u dha për të siguruar praninë e tij në gjykimin për lëndën “AKMIS”.

Pancevski nuk u paraqit në seancën e sotme dhe as mbrojtësi i tij nuk ishte i pranishëm. Gjyqi i kësaj çështje për abuzim me sistemin AKMIS është dashur të fillojë në vjeshtë, por deri më tani ky gjyq nuk ka filluar ende.

Marketing