Gjykata Penale ka caktuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si dhe shtatë persona tjerë të akuzuar pas arrestimeve ditën e djeshme, ndërsa siç u njoftua më herët për dy të akuzuarve e tjerë janë përcaktuar masa kujdesi.

Gjykata Penale informon se është caktuar paraburgim për personat : (M.J.), (A.J.), (M.J.), (E.R.), (D.D.), (V.S.) , (D.M.) ,(L.S.), ndërsa masa kujdesi janë përcaktuar për të akuzuarit (B.D.) dhe (S.K.), .Nga Gjykata shtojnë se palët kanë të drejtë ankese.

Përveç Janakievskit, të akuzuarit janë edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i komitetit komunal në lagjen Aerodrom.