Parada e komunitetit LGBTI nën masa të rrepta sigurie

Nga parku “Gruaja luftarake”(Zhena Borec) në Shkup ka filluar parada në mbështetje të anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Parada mbahet nën masa të rrepta sigurie, në ngjarje vërehet prania e mediave të huaja.

Marketing

Në mesin e marshuesve janë edhe ambasadorja ushtruese e detyrës, Mishell Shfarcer-Bllum, ambasadori i Francës Kristian Timonie, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Caroska.
Marshimi i mbështetësve të komunitetit LGBTI duhet të përfundojë në Parkun e Qytetit.

Paralelisht me këtë marsh mbahet edhe marshi “Dëshmitarë për familje”, që synon mbrojtjen e vlerave martesore, familjare dhe fetare. Qëllimi i këtij marshi, sipas organizatorëve është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë.

Marketing