Paralajmërohet ligj i ri për Agjencinë e Zbulimit

Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim, ka vendosur sot që të vëzhgojë Agjencinë e Zbulimit.

Marketing

Në seancën e sotme Komisioni është njoftuar nga Drejtori i Agjencisë për zbulim Erolld Musliu se për këtë Agjenci do të miratohet ligj i ri sipas rekomandimeve të NATO-s.

Ligji i vjetër aktual është që nga viti 1995 dhe sipas rekomandimeve të NATO-s duhet të miratohet deri në fund të këtij viti ligji i ri për Agjencinë për zbulim. Nga ana jonë si Komision u rekomandua që të inkuadrohen të gjitha subjektet politike posaçërisht opozita, në përgatitjen e këtij ligji për Agjencinë e zbulimit.

Të mund të miratohet me konsensus për shkak se është me rëndësi që reformat që bëhen në sferën e sigurisë të miratohen me konsensus. Në fund si Komision morëm vendim që të bëjmë mbikëqyrje në Agjencinë për Zbulim, kjo përafërsisht do të ishte në fund të tetorit ose fillim të nëntorit”-tha Trajko Veljanovski, kryetar i Komisionit.

Marketing