-4 C
Skopje
2.12.2020
Ballina __kateg Paralajmëron Haradinaj: Po u prek kufiri i Kosovës me Serbinë, priteni luftën!

Paralajmëron Haradinaj: Po u prek kufiri i Kosovës me Serbinë, priteni luftën!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se s’do të ketë korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpos korrigjimit, shefi i ekzekutivit ka thënë se s’bën të ketë as ndarje dhe këmbim territoresh. Në të kundërtën, sipas tij, mund të nis një luftë e re. Haradinaj gjatë një interviste për RTK-në ka thënë se rendi dhe ligji, siguria dhe zhvillimi ekonomik janë objektiva të qeverisjes së tij.

“Për herë të parë në vend, në të njëjtën kohë po zhvillohen gjashtë projekte të mëdha infrastrukturore. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Zonat Ekonomike, lirimi nga taksat për lëndën e parë për prodhim në disa sektorë dhe shumë vendime të tjera, janë dëshmi e angazhimit tonë për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar ai.

Statusi i plotë:

Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, por Gjyqësori duhet të ketë një plan operues që drejtësia të ndodhë në kohë.
Miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht.
S’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.
Ju ftoj ta ndiqni intervistën e plotë, sonte, në emisionin “Debat” me Ridvan Berishën, duke filluar nga ora 20:10, në RTK.
RH