Paralajmëron Serwer: Ndarja e Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor

Eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se kjo verë do të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës.

Marketing

Serwer në një diskutim me një panel të Universitetit të Kolumbisë ku ishte i pranishëm edhe David Philips kanë diskutuar rreth të ardhmes së Kosovës.

Serwer ka në këtë diskutim ka thënë se administrata aktuale e Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës duke u bërë partner me Serbinë.

“Gjëja kryesore për të kuptuar është se amerikanët e kanë braktisur politikën e vendosur mirë në Ballkan në veçanti për Kosovën. Politika e vendosur në Ballkan kishte tre shtylla: Mbrojtja e popullatës së Kosovës dhe simpatia për aspiratat e pavarësisë së Kosovës si dhe përkushtimi ndaj sovranitetit të Bosnjës, Mbështetje për demokracinë liberale në të gjithë Ballkanin, dhe angazhim për të vepruar në të njëjtën kohë me evropianët, veçanërisht me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Serwer.

“Më në fund, është shumë e qartë që Beogradi, jo Sarajeva apo Prishtina, është sot partneri i preferuar i Ballkanit në Uashington”, ka shtuar tutje ai.

Marketing