Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, “Stop gjuhës së urrejtjes” përmes pikturës

“T’i themi stop dhunës, gjuhës së urrejtjes, të jetojmë së bashku dhe të lumtur”, ishin fjalët e nxënësve të klasave të nënta të shkollave fillore të Çairit bashkë me mësimdhënësit e tyre të Artit Figurativ.

Marketing

Këta të fundit do të përkujdesen për pikturimin artistik mbi grafitet me gjuhë të urrejtjes në komunën e Çairit.

“Ky është një apel që mjaft më me gjuhën e dhunës, urrejtjes, përçarjen e nacionaliteteve, fesë.”,- tha profesoresha e artit figurativ, Teuta Ymeri.

“Prej këtij arti figural ne japim mesazh që t’i themi stop dhunës dhe urrejtjes, të jetojmë një jetë më të mirë dhe më të pastër.”,- theksoi një nxënës.

“Kemi hulumtuar në internet dhe kemi gjetur një skicë e cila duket si një vepër dhe mendoj që duhet të sjell një gëzim dhe një zbukurim në mur.”,- tha një nxënës.

“Nxënësit do të japin një mesazh që të mos ketë dhunë, të jenë sa më kreativë, të kenë lumturi mes tyre dhe dashuri.”,- u shpreh një nxënës.

Projekti për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm është realizuar nga komuna e Çairit dhe Organizata “Centre for Common Ground”.

“Ne duam që të kemi një gjuhë ku do të stimulojë të rinjtë për bashkëpunim me vizione të reja dhe të njëjtën kohë u mundëson këtyre të rinjve ta shprehin kreativitetin e tyre.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“T’i jepet alternativë të rinjve të merren me art dhe kulturë, të mos merren me dukuri negative dhe në ato fjali që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes, që zakonisht janë nëpër mure të ndryshme apo trasfostacione.”,- theksoi Rudina Pashalli nga Organizata “Centre For Common Ground”.

Në kuadër të projektit janë pikturuar 8 trafostacione në lokacione të ndryshme. Në komunën e Çairit do të pikturohen 3 trafostacione.

Marketing