Ende nuk dihet nëse pensionistët dhe ata të cilët kanë vetëm të ardhura nga paga do të duhet të dorëzojnë në formë elektronike deklaratat vjetore tatimore. Kjo risi që verës e paralajmëroi Drejtoria e të Ardhurave Publike shkaktoi reagime të ashpra te pensionistët që nuk kanë mundësi ta zbatojnë këtë procedurë në mënyrë elektronike. DAP-i paralajmëroi ndryshime të zgjidhjes ligjore me të cilën pensionistët do të përjashtohen nga ky obligim, por deri tani mbetet vetëm paralajmërim.

“Kjo është para së gjithash punë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, por intenca jonë, unë tashmë thash, kemi biseduar me DAP-in, unë mendoj se ata janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje me të cilën do t’u mundësohet pensionistëve që të mos shkojnë, të mos parashtrojnë deklarata të tilla, por ato të merren përmes rrugës administrative. Unë personalisht e mbështes këtë, por duhet edhe në aspektin teknik të përfundohet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike para se të thuhet publikisht”, theksoi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

evn