Moti sot do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -4 gradë, ndërsa ajo maksimale prej -1 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë -9, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 4 gradë.